Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Armend Zemaj, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka degraduar sektorin e shëndetësisë.
Sipas tij, Albin Kurti e ka linçuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.
“Nëse rikthehemi zhvillimeve katërvjeçare është një qeveri e cila ndërhyrjet që i ka bërë e kanë dëmtuar në masë të madhe. I ka ndërruar katër ministra, nuk ka pasur asnjë prioritet, i ka ndërruar katër drejtorë të Shërbimit Spitalor, i ka ndërruar drejtorët e spitalee rajonale, klinikave, i ka rikthye disa nga ta, ashtu siç i ka kthyer ministrin, në mungesë dhe programit e ka vendosur Kurti vetën si ministër me Komitetin Ekzekutiv”, tha Zemaj.
“E ka ofenduar dhe linçuar një mjek të thirrur nga jashtë që të shërbej. U detyrua që të dorëhiqet, ose thënë më mirë është larguar me një shkresë e cila ishte për t’i hapur sytë institucioneve dhe jo vetëm opozitës”, tha ai në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>