Zelensky uron Edi Ramën: Pres të punojmë për paqe dhe siguri në Evropë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar sot Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e 11 majit dhe nisjen e mandatit të ri katërvjeçar në krye të Qeverisë shqiptare.

Në një postim në platformën X, Zelensky ka shprehur dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit dhe theksoi rëndësinë e dialogut mes dy vendeve për një të ardhme të sigurt në kontinentin evropian.

“I uroj kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkroi Zelensky.

“Së bashku, do të përparojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar”, theksoi më tej presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se e pret me padurim të vazhdojë punën dhe dialogun me Edi Ramën për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/