E mërkurë, 4 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeZelensky: Propozimi i Rusisë për armëpushim është taktikë mashtruese për të fituar...

Zelensky: Propozimi i Rusisë për armëpushim është taktikë mashtruese për të fituar kohë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë për një armëpushim të përkohshëm dy ose tre-ditor, duke e cilësuar atë si një taktikë për të fituar kohë dhe për të shmangur sanksionet e reja amerikane, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Zelensky u shpreh se qëllimi i vërtetë i Moskës nuk është humanitar, por politik.

“Mendoj se janë budallenj, sepse një armëpushim synon të ndalojë viktimat, jo të manipulojë me kohën dhe presionin ndërkombëtar,” tha ai.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi se Ukraina qëndron në kërkesat e saj fillestare: një armëpushim të plotë dhe pa kushte, shkëmbimin e të burgosurve, kthimin e civilëve dhe të fëmijëve të rrëmbyer, si dhe përgatitjen për një takim të nivelit të lartë mes liderëve.

Zelensky u bëri thirrje SHBA-ve të mos e vonojnë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, duke nënvizuar se presioni ekonomik është mënyra e vetme që Moska e kupton. Ai theksoi se kanë kaluar tre muaj nga sinjali i parë për një armëpushim të plotë, të cilin Ukraina e kishte mbështetur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT