Zelensky: Po finalizohen garancitë e sigurisë, pas sulmeve të fundit ruse

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se po afrohet përfundimi i një marrëveshjeje për garancitë e sigurisë, pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës që goditën Kievin dhe objektiva të huaja diplomatike.

Në një postim të mëtejshëm në Telegram, pas një bisede telefonike me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Zelensky konfirmoi se është diskutuar gjerësisht për garancitë e sigurisë dhe zhvillimet më të fundit në terren.

“Këshilltarët e sigurisë kombëtare aktualisht po punojnë mbi çdo komponent specifik, dhe javën e ardhshme të gjithë konfigurimi do të jetë në letër”, tha ai, sipas BBC.

Presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se sulmet e natës goditën një ndërmarrje turke si dhe Ambasadën azere në Kiev, duke shtuar ndjeshëm tensionet diplomatike dhe duke shkaktuar reagime ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/