Zelensky pas sulmeve ruse: Zbatoni gjithçka që u ra dakord në Paris

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmeve të natës nga Rusia, duke i bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë që të zbatojnë angazhimet e marra në takimin e fundit në Paris.

Në një postim në Telegram, Zelensky tha se Ukraina u godit nga “më shumë se 800 dronë, 13 raketa, katër prej të cilave balistike”.

Duke iu referuar raportimeve për viktimat në Kiev, ku një grua 32-vjeçare dhe fëmija i saj dy muajsh janë vrarë, presidenti ukrainas e quajti këtë një krim të qëllimshëm.

“Vrasje të tilla tani, kur diplomacia e vërtetë mund të kishte filluar shumë kohë më parë, janë një krim i qëllimshëm dhe një zgjatje e luftës”, tha ai, sipas raportimit të BBC.

Presidenti gjithashtu përmendi takimin e fundit në Paris, ku “koalicioni i të vullnetshmëve” u mblodh për diskutime rreth garancive të sigurisë për Ukrainën. Ai i kërkoi aleatëve që të “zbatojnë gjithçka që u ra dakord”.

Sulmet ruse janë dënuar edhe nga aleatët dhe vendet mike të Ukrainës, të cilat kanë shprehur mbështetjen për popullin ukrainas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/