Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një tjetër sulmi rus në qytetin e Odesës, duke përsëritur thirrjen për më shumë presion ndërkombëtar ndaj Rusisë në mënyrë që t’i jepet fund sulmeve të përditshme ndaj Ukrainës.
Zelensky përmes një shkrimi në telegram, theksoi se Moska po injoron propozimet për paqe, përfshirë edhe ofertën e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm.
“Prej më shumë se 50 ditësh, Rusia e ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”, tha ai.
Presidenti ukrainas shtoi se edhe propozimet nga ana e Kievit për shmangien e goditjeve ndaj infrastrukturës civile nuk janë marrë parasysh nga Kremlini.
“Kishim edhe propozimet tona të paktën për t’i shmangur goditjet ndaj infrastrukturës civile dhe për të vendosur një heshtje të qëndrueshme në qiell, në det dhe në tokë. Rusia i është përgjigjur të gjitha këtyre me granatime dhe sulme të reja”, theksoi ai.
Zelensky kërkoi më shumë përpjekje në fushën e diplomacisë dhe më shumë ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë për ta ndalur agresionin rus.
“Prandaj, nevojitet një shtytje e fortë për diplomaci – presioni i vazhdueshëm ndaj Rusisë është thelbësor për ta detyruar atë të heshtë dhe të ulet në negociata”, tha presidenti ukrainas.
Ai shtoi se masa të forta ndëshkuese ndaj Rusisë dhe mbështetje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës janë thelbësore për sigurinë afatgjatë të vendit.
“Sa më efektive të jenë sanksionet, aq më shumë stimuj do të ketë Rusia për ta përfunduar luftën. Sa më i fortë të jetë mbrojtja e Ukrainës dhe Forcat tona të Mbrojtjes Ajrore, aq më shumë jetë do të mund të shpëtojmë dhe aq më shpejt do të mund të garantojmë siguri të qëndrueshme. Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë”, përfundoi Zelensky.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);