Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është shumë e rëndësishme që vendi i tij të krijojë diplomaci “përmbajtësore” për “t’i dhënë fund luftës”.
Në një postim në X, ai thotë se hapa të tjerë drejt paqes do të “vijnë së shpejti” dhe se “ukrainasit duan më shumë paqen sepse lufta shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne humbasim njerëzit tanë”.
Ai shton: “Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë për mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes. Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundurâ.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>