Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Siç është bërë zakon, ata u përshëndetën me një shtrëngim duarsh, derisa gazetarët po bërtisnin duke pyetur: “Çfarë përfiton Ukraina nga e gjithë kjo?”.
Më pas, dyshja vazhduan brenda, për në Zyrën Ovale, ku pritej që të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Amerikës për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia.
Aty, Trumpi i tha Zelenskyt që ‘të jetë mirënjohës’ dhe e akuzoi për ‘bixhoz me Luftën e Tretë Botërore’.
Takimi me një seri shkëmbimesh të tensionuara përfundoi me Trumpin duke i thënë Zelenskyt se nuk është “dhe aq mirënjohës”, shkruan Klankosova.tv
The post Zelensky, nga “diktator” bëhet “bixhozçi” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.