Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur të enjten se Ukraina ka folur me Shtetet e Bashkuara rreth mundësisë së ndryshimit të vendndodhjes dhe shtyerjes së rundit të ardhshëm të bisedimeve trepalëshe me Rusinë.
Ai ka shtuar se kërkesa është bërë për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme.
“Takimi i ardhshëm trepalësh Ukrainë-SHBA-Rusi ishte planifikuar për periudhën nga 5 deri më 9 mars, varësisht nga zhvillimet në mbarë botën. Aktualisht, ka një luftë tjetër në Lindjen e Mesme”, ka shkruar ai në X.
Ukraina dhe Rusia janë duke zhvilluar bisedimet e tyre të paqes me ndërmjetësimin e SHBA-së, ndonëse disa runde negociatash të zhvilluara deri më tani në Abu Dhabi dhe Gjenevë nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.
Rusia vazhdon ende të këmbëgul që Ukraina të dorëzojë Donbasin, ndonëse ajo nuk e kontrollon atë tërësisht. E Ukraina thotë se nuk do të dorëzojë territor të cilin Moska nuk e ka fituar në fushëbetejë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


