Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se një dron rus ka depërtuar rreth 10 km brenda territorit rumun dhe ka qëndruar në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta.
Rumania ngriti avionë luftarakë për të përgjigjur ndaj këtij incidenti, ndërsa Polonia gjithashtu iu përgjigj ushtarakisht sulmeve me dronë rusë.
Zelensky theksoi se kjo nuk është një rastësi apo gabim, por një zgjerim i dukshëm i agresionit rus:
“Hapa të vegjël në fillim dhe përfundimisht humbje të mëdha”.
Ai bëri thirrje për veprime parandaluese dhe masa kundër Rusisë, duke shtuar:
“Nevojiten sanksione kundër Rusisë. Nevojiten tarifa kundër tregtisë ruse. Nevojitet mbrojtje kolektive”.
Ukraina ka propozuar partnerëve krijimin e një sistemi mbrojtjeje për të parandaluar sulme të mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!