E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeZelensky do të takojë shefin e NATO-s në Bruksel

Zelensky do të takojë shefin e NATO-s në Bruksel

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në një vizitë që pritet të ndodhë më vonë gjatë ditës.

Ky takim, i cili është pjesë e një seri konsultimesh ndërkombëtare për çështje të sigurisë dhe mbështetje për Ukrainën, vjen në një periudhë të tensionuar për shkak të vazhdimit të luftës ndaj agresionit rus.

Bëhet e ditur se takimit do t’i bashkohen edhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, raporton BBC.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT