Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në X, Zelensky zbuloi detaje nga biseda që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe falënderova qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Diskutuam shumë tema të spikatura â projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane”.
“Ãshtë thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainësâ, shkroi Zelensky në X.
Ndër të tjerash, ai shtoi se ata do të punojnë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>