Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në X, Zelensky zbuloi detaje nga biseda që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramës.
“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura â projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Ãshtë thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainësâ, shkroi Zelensky në X.
Ndër të tjerash, ai shtoi se ata do të punojnë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>