Milaim Zeka në “Weekend” në Klan Kosova ka dhënë detaje se si e përjetoi ndeshjen e vitit 2014 mes Shqipërisë e Serbisë.
Sipas Zekës, në Beograd 11 vite më parë është rrezikuar jeta e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.
Derisa zbuloi se ndeshjen e kishin parë bashkë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.
“Jena kanë te Marigona, është kanë edhe Ramush Haradinaj, Anita. E di që e kanë nxjerrë edhe mediat, vajza ime ka qenë 5 vjeç t’u qajtë. Do të thotë e ka përjetu shumë rëndë. Flamuri jonë e ka provokuar tifozin serbë dhe e ka qitë që serbët që 120 vjet ushqehen prej kishës ortodokse serbe me nacionalizëm me urrjetje antishqiptare. Kurrë nuk do të dëshiroja me pa asnjë pjesëtar të kombit tim që do ta trajtonte flamurin serb, qysh lojtarët serbë e kanë trajtu simbolin e shqiptarëve”, tha Zeka.
“Sepse futuni në Google, vampiri i parë në historinë e njerëzimit është serb. Është zbulu në një fshat afërt Novisadit. Fjala “sok” është fjalë sllave, që do të thotë a “pijmë gjak”. Këta e tregun vampirizmin e vet në Beograd, që ushqejnë urrejtje të jashtëzakonshme ndaj shqiptarëve”, vijon tutje ai.
Zeka tha se edhe futbollin edhe muzikën e përdorin për me tregu urrjetje ndaj popullit të Kosovës. /Klankosova.tv
The post Zeka: 11 vjet më parë në Beograd u rrezikua jeta e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.