Afërdita Uka, zëdhënëse në Termokos përmes një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” ka folur për përgatitjes për sezonin ngrohës.
Ajo u shpreh se gjithçka është bërë me kohë dhe se janë të gatshëm për të filluar këtë sezon, përcjell Klankosova.tv.
“Përgatitjet janë bërë me kohë. Ne jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës. I gjithë sistemi i ngrohjes është në gjendje gatishmërie për të pritur sasitë e para të energjisë termike që pritet të fillojmë t’i marrim shumë shpejt nga KEK-u”, u shpreh tutje Uka.
The post Zëdhënësja e Termokosit: Jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.