Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka eskaluar pak para protestës së sotme, kundër Gjykatës Speciale që mbahet në Prishtinë, e për të cilën partia e tij s’e tha asnjë fjalë.
Manxhuka e ka goditur ish presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se në intervistën e tij në Klan Kosova, dha qëndrime të buta për këtë gjykatë.
Ai nuk e la pa e akuzuar edhe opozitën.
Postimi:
1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.
2. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.
3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.
4. Për më pak se pesë vjet qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera atje.
5. Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.
6. Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.
The post Zëdhënësi i VV-së eskalon para protestës: E godet Hashim Thaçin dhe opozitën për Gjykatën Speciale appeared first on Klan Kosova.