Një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në reanimacion në QSUT. A2 CNN ka zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë në Shkodër.
Vajza 6-vjeçare ndodhet prej të shtunës në terapi intensive në shërbimin e Pediatrisë në kryeqytet. Ende nuk mund të flitet se e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërkohë që burime për A2 CNN bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për meningit, por intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.
Sipas burimeve të A2 CNN, mësohet se prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.
Për pasojë ka ndërruar jetë i mituri 3 vjeç dhe vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa sipas mjekëve prindërit janë jashtë rrezikut për jetën.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);