Zbulohet e vërteta pas puthjes së Meriton Mjekiqit dhe Erjola Doçit

Zbulohet e vërteta pas puthjes së Meriton Mjekiqit dhe Erjola Doçit

Fotografitë që qarkulluan në rrjet, ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, ish-banorë të Big Brother Albania, duke shkëmbyer një puthje në buzë, shkaktuan një valë reagimesh dhe komentesh të shumta.

Shumë fansa nisën të spekulonin nëse mes tyre po lindte një romancë.


Megjithatë, sipas burimeve të sigurta për Prive by Liberta Spahiu, e vërteta është krejt tjetër.

Foto: Screenshot

Puthja nuk është pjesë e një lidhjeje të re, por e një skene filmi ku të dy janë protagonistë.

Meritoni dhe Erjola ndodheshin në xhirime kur është realizuar momenti që u shpërnda gjerësisht në rrjet.

Filmi, ku ata luajnë role kryesore, pritet të publikohet në muajin tetor dhe skena e publikuar është thjesht pjesë e tij.

Pra, pavarësisht bujës dhe thashethemeve, duket se gjithçka lidhet me artin dhe jo me një histori dashurie në jetën reale. /Telegrafi/