Fejesa e Princ Lekës me Blerta Celibashin në jug të Shqipërisë ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për ceremoninë luksoze, por edhe për unazën e fejesës.
Sipas Hello Magazine, unaza me diamant mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Media ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.
Eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental.
Ai theksoi se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!