Zbulohen mallra të falsifikuara gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Hanit të Elezit

news image

Sot, gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare Hani i Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar dhe kontrolluar një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit u zbuluan mallra të ndryshme, përkatësisht artikuj tekstili dhe parfume, për të cilat dyshohej se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Rasti i është referuar për trajtim në Njësinë për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI). Pas verifikimeve, është konfirmuar se mallrat ishin të falsifikuara, duke përbërë shkelje të ligjit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në Kosovë.

Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë inicuar procedura për kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës u rikujton qytetarëve se është e përkushtuar për parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor dhe për zbatimin rigoroz të ligjit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/