Zbulohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra të kontrabanduara, kapen mbi 300 kg duhan

news image

Dy lokacione që shërbenin si pika grumbullimi të mallrave të kontrabanduara janë identifikuar në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia dhe Dogana, ka zhvilluar hetime për disa javë lidhur me këtë rast.

Në lokacionin e parë janë zbuluar 100 kilogramë duhan i papërpunuar dhe 109 kilogramë duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur edhe 100 kilogramë duhan i papërpunuar.

Malli i sekuestruar është dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

“Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro.”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Pamje:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/