Rreth 1 milion euro të fshehura në dyshemenë e një veture u zbuluan nga skaneri në pikën kufitare në Merdare, teksa automjeti po hynte nga Serbia në Kosovë.
Pas sinjalizimit nga dogana, policia kreu kontrolle shtesë dhe arrestoi tre persona të dyshuar, njëri prej tyre polic në Shqipëri.
Ky konfiskim konsiderohet ndër më të mëdhenjtë për doganën, falë pajisjes së re të vendosur me donacion amerikan.
Rasti po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ndiqeni të plotë kronikën më poshtë:


