Zbritje speciale për transferet GoOpti, vetëm me EYCA Kosova

Zbritje speciale për transferet GoOpti, vetëm me EYCA Kosova

Të rinjtë në Kosovë tani kanë edhe një mundësi tjetër për të udhëtuar më lirë!

Falë një bashkëpunimi të ri midis EYCA Kosova dhe GoOpti, mbajtësit e Kartës Evropiane Rinore mund të përfitojnë një zbritje speciale në transferet GoOpti drejt aeroportit.


Shkuarja në aeroport shpesh është pjesa më e vështirë e një udhëtimi. Oraret e autobusëve nuk përputhen gjithmonë me kohët e fluturimeve, dhe nisjet mund të jenë shumë herët në mëngjes ose shumë vonë në mbrëmje. Me GoOpti, ky problem zhduket shërbimi funksionon 24/7, duke ofruar udhëtime të besueshme dhe të rehatshme si drejt aeroportit të Tiranës, ashtu edhe drejt aeroportit të Shkupit.

Për të përfituar zbritjen, mjafton të bëni disa hapa të thjeshtë:

1. Hapni aplikacionin EYCA (myEYC).

2. Zgjidhni GoOpti në seksionin e zbritjeve.

3. Do t’ju shfaqet një kod promovues.

4. Vendoseni këtë kod kur të rezervoni transferin në faqen zyrtare të GoOpti.

Ky përfitim ekskluziv u jep të rinjve në Kosovë mundësinë të kursejnë para, dukeshijuar njëkohësisht komoditetin dhe besueshmërinë e GoOpti. Më pak shpenzime për transportin do të thotë më shumë buxhet për aventurat, eksperiencat dhe kujtimet tuaja.

Nëse keni një kartë EYCA, transferi juaj i ardhshëm me GoOpti nuk është vetëm isigurt dhe i përshtatshëm – por vjen edhe me një zbritje të krijuar posaçërisht për ju.