Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë.
Siç njoftim Zyra e Kryeministrit, ky është takimi i dytë i këtij formati prej se ka filluar zbatimi gradual i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete me datë 15 janar 2026.
I pari i Qeverisë i njoftoi diplomatët e huaj lidhur me punën e Ministrisë së Brendshme në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.


