Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, dje në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, pati disa kritika të ashpra kundrejt Qeverisë, gjegjësisht kryeministrit Albin Kurti, me rastin e arritjes së kompromisit me BE-në për nisjen e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet.
Ahmetaj ngriti me këtë rast një pyetje, me ç’rast u shpreh siç tha ajo se “djalli fshihet në detaje”.
“Çka në të vërtetë fituam”, tha ajo në Klan Kosova.
“Në qoftë se futemi në kompromise të tilla dhe po e them kompromis për çështjen e shtyerjes, sepse në asnjë moment nuk dua të përceptohem se jam kundër arritjes së marrëveshjes dhe lehtësisë që secili qytetar i Kosovës të jetë i integruar apo shtrirjes së sovranitetit, por shtyerjes së afatit”, deklaroi ajo në emisionin Info Magazine.


