YouTube prezanton butonin “fshih” për sugjerimet në fund të videove

YouTube prezanton butonin "fshih" për sugjerimet në fund të videove

Shumë përdorues të YouTube kanë qenë të irrituar nga sugjerimet e videove që mbulojnë momentet e fundit të videove që po shikojnë.

Këto sugjerime shpesh pengojnë pamjen përfundimtare që shikuesit duan të shohin, por tani YouTube po shton një buton të ri që ju lejon të hiqni dritaret që shfaqen.


Butoni i ri “Fshih” (“Hide”) shfaqet në këndin e sipërm të djathtë drejt fundit të videos. Nëse klikoni mbi të, videot e sugjeruara zhduken menjëherë, në mënyrë që të mund të shikoni fundin e videos pa ndërprerje.

Nëse dëshironi t’i shihni përsëri, mjafton të klikoni “Shfaq”. Megjithatë, kjo veçori funksionon vetëm për secilën video veçmas, prandaj do të duhet ta përdorni butonin “Fshih” çdo herë nëse doni një pamje të pastër.

Kjo ndryshim vjen pas ankesave të vazhdueshme se ekranet përfundimtare u prishin përdoruesve fundin e videos dhe e bëjnë të vështirë përqendrimin në përmbajtjen kryesore.

Butoni “Fshih” po prezantohet në mbarë botën dhe tashmë duhet të jetë i disponueshëm për shumë përdorues. Edhe pse nuk mund të çaktivizoni përfundimisht këto “ekrane përfundimtare”, ky përditësim tregon se YouTube po dëgjon reagimet dhe po u jep shikuesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen. /Telegrafi/