Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli për çështje e EFT dhe NOA.
Ymeri ka thënë se llogaridhënia para vitit 2021 nis jo me KOSTT për shkak që sic thotë “ishim të varur nga operatori serb i transmisionit”, madje ka theksuar se nuk duhet Kurti t’i përdor gratë për të fshehur përgjegjësitë ligjore, e nëse nuk është peng i mafisë energjetike atëherë ajo thotë se duhet të dalë e të mohojë që ka pranuar mjete financiare nga Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci.
“Sa po mbron tani Kurtin nëpërmjet Ministrisë, institucioneve publike të sektorit energjetik, ministrja, do duhej te merrej me punën e vet dhe zbatoj vendimet e Komunitetit te Energjise qe lidhen drejtpërdrejt edhe me dallaveret e kapaciteteve ndërkufitare”, deklaroi ajo transmeton Klankosova.tv.


