Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri e ka cilësuar “dhuratë për Vidovdan”, fitoren tenderit nga kompania EFT e lidhur me biznesmenin Vuk Hamovic për transportin e energjisë elektrike në Kosovë, me vlerë mbi 500 mijë euro.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Ymeri ka ngritur edhe shqetësime për sigurinë kombëtare.
Ajo ka vënë në pikëpyetje se si një kompani me pronar serb mund ta fitojë një kontratë të tillë.
“Ndoshta kjo ishte “dhurata” e Albin Kurtit për Vidovdan. Ku po mbetet siguria kombëtare Albin Kurti kur energjia elektrike është në dorë të djalit të Rade Hamovic? Sipas teje në EFT është edhe djali i Aleksander Rankovic, eh EFT fiton transporte për Kosovë me nga dy kompani të veta brenda ditës duke qenë ti kryeministër në detyrë. A po punohet në siguri kombëtare apo “dhurata” për armikun?”, shkroi Ymeri ndër tjerash.
Reagimi i saj i plotë:
The post Ymeri: Fitorja e kompanisë me pronar serb për energjinë, “dhuratë për Vidovdanin” appeared first on Klan Kosova.