E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizYlli shkëlqen në Suharekë, e "çmonton" Prizrenin

Ylli shkëlqen në Suharekë, e “çmonton” Prizrenin

Kundërshtarit që në fillim të ndeshjes i treguan se kush do të “kollitet” në këtë ballafaqim.

Basketbollistët e Golden Eagle Yllit, pa kapitenin e tyre Gëzim Morina të lënduar, shkëlqyen sonte në palestren “13 Qershori” në Suharekë, duke e mundur thellë Proton Cable Prizrenin, me rezultat 91-69.

Në asnjë çerek të vetëm, mysafirët nuk u treguan më të mirë në parket, njofton Klankosova.tv.

25-17 u mbyll fraksioni i parë, kurse edhe më të “frikshëm” suharekasit u shfaqën në të dytin, duke e dominuar plotësisht, për të shkuar në pushim me 18 pikë diferencë, 54-36.

21-18 “Xhebrailat” e përfunduan 10 minutëshin e tretë, derisa të katërtin 18-17.

Jan Palokaj ishte më i miri në parket, duke arritur ‘double-double’ me 23 pikë, 10 kërcime e katër asistime.

23 pikë i realizoi edhe Jordan Johnson te mysafirët, duke shtuar edhe pesë asistime, raporton Klankosova.tv.

Pavarësisht këtij triumfi, Ylli mbetet në pozitën e gjashtë pas 21 xhirove, me 30 pikë të grumbulluara, nga 9 fitore e 12 humbje.

Në vikend, dy herë kampionët e Kosovës luajnë sërish para tifozëve të tyre, si nikoqirë të Borës, kurse Prizreni udhëton te Prishtina.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498