Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeYlli – Peja, derbi i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës

Ylli – Peja, derbi i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës

Golden Eagle Ylli – GO+ Peja vlerësohet si derbi i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 19:30 në Suharekë.

Dy skuadrat janë në garë për pozitën e katërt në tabelë, por kanë pretendime edhe për më lartë.

Aktualisht, në vendin e katërt renditet Peja me 32 pikë, ndërsa Ylli është i pesti me 31 pikë.

Të enjten, skuadra suharekase arriti fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa Peja pësoi humbje, po ashtu në mënyrë dramatike, në shtëpi ndaj Trepçës.

Xhiroja e 23-të hapet me ndeshjen mes Trepçës dhe Vëllaznimit, e cila luhet të shtunën nga ora 19:30.

Trepça është në një seri të gjatë fitoresh dhe kryeson tabelën me 41 pikë. Vëllaznimi i Gjakovës renditet i gjashti me 30 pikë, po aq sa ka edhe Sigal Prishtina në vendin e shtatë.

Të dielën zhvillohet edhe derbi prishtinas mes Borës dhe Sigal Prishtinës, që fillon në ora 20:00.

Xhiroja mbyllet të hënën me ndeshjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, e cila nis në ora 19:30.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT