Ylli i ri i Liverpoolit firmos kontratë afatgjatë

news image

Liverpooli e ka blinduar talentin më të madh të skuadrës, Rio Ngumoha.

17-vjeçari sot ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me ”The Reds”, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028.

Ngumoha shihet një prej talenteve më të mirë aktualisht, i cili tashmë edhe ka luajtur në pesë ndeshje me skuadrën e parë të Liveroulit.

Sulmuesi anglez madje shënoi edhe gol në ndeshjen e tij debutuese, ndaj Newcastle United, ku goli i tij i solli tre pikë Liverpulit.

Ai u inkuadrua në minutën e 90+6 derisa shënoi gol në 90+10.

Rio Ngumoha po ashtu luajti edhe javen e kaluar në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit në Champions League.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ylli i ri i Liverpoolit firmos kontratë afatgjatë appeared first on Sinjali.