Ursula Corbero zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin Chino Darin, duke postuar një fotografi të veçantë në Instagram me mbishkrimin: “Esto no es IA” (Kjo nuk është inteligjencë artificiale) dhe një emoji zemre.
Në fotografi, aktorja e “La Casa de Papel” duket rrezatuese, e veshur me një bluzë të bardhë sateni, duke përkëdhelur barkun e saj të dukshëm.
Ajo etiketoi direkt Chino Darin mbi bark, duke konfirmuar lajmin me një gjest të ëmbël.
Foto: Ursula Corbero/Instagram
Fansat dhe miqtë e famshëm reaguan menjëherë me urime, ndërsa Ursula tregoi edhe më parë se gjithmonë e kishte imagjinuar veten si nënë të re, por koha dhe karriera ndryshuan pak vizionin e saj.
Në një intervistë për Vogue España në gusht 2023, ajo foli për instinktet e saj amërore dhe lidhjen me familjen e Chino-s gjatë pandemisë, që ia forcoi vendosmërinë.
Foto: Ursula Corbero (La Casa De Papel)
Historia e dashurisë së Ursula Corbero dhe Chino Darin filloi në vitin 2016 në sheshxhirimin e dramës “La Embajada” dhe ka qëndruar gjithmonë private dhe e qetë.
Me ardhjen e fëmijës së tyre të parë, çifti po nis një kapitull të ri, i pritur me gëzim nga të dy vendet, Spanja dhe Argjentina. /Telegrafi/