Ylli i njohur i futsallit kosovar, Dani Alaj, ka bërë publike përkrahjen e tij për Kaltrim Ukehaxhajn, kandidat për Asamblenë Komunale të Deçanit.
Në një postim në rrjete sociale, Alaj ka theksuar se mbështetja e tij për Ukehaxhajn vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të këtij të fundit në fushën e sportit lokal.
“Të nderuar,
Në këto zgjedhje për Asamblenë Komunale në Deçan, përkrahjen time të plotë e ka shoku im Kaltrim Ukehaxhaj, me nr. 23.
Kaltrimi, siç e njohim të gjithë ne që jemi marrë me sport, ka qenë një mbështetës i madh i sportit në komunën tonë – jo vetëm tani në kohë fushate, por tash e shumë vite.
Ai ka qenë gjithmonë aty ku është dashur ndihma, qoftë organizative apo përmes formave të tjera të mbështetjes.
Unë besoj se me një asambleist si Kaltrimi, sporti dhe sportistët në komunën tonë do të kenë një zë të fuqishëm dhe të përkushtuar.
Andaj, jepni përkrahjen tuaj për sportin dhe sportistët duke votuar nr. 113 dhe Kaltrim Ukehaxhaj – nr. 23,” ka shkruar Alaj.