Donyell Malen është shumë pranë transferimit te Roma, duke u huazuar nga Aston Villa, me marrëveshjen tashmë të finalizuar dhe sulmuesi holandez është autorizuar të udhëtojë për në kryeqytetin italian sot.
Marrëveshja përfshin një tarifë huazimi prej 2 milionë funte, ndërsa një klauzolë detyrimi për blerje prej 25 milionë funte do të aktivizohet, duke përmbushur të gjitha kërkesat e Aston Villas, të negociuara nga drejtori sportiv i Romës, Ricky Massara.
Konfirmimi i marrëveshjes mes klubeve për Malen ka ardhur nga eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, me anë të një postimi në faqen e tij private.
“Donyell Malen te AS Roma, ja ku jemi! Marrëveshja është në vend me Aston Villan dhe agjentët e lojtarëve”.
“Malen, i autorizuar nga Villa për të fluturuar për në Roma sot. Tarifa e huazimit prej 2 milionë funtesh, klauzola e blerjes prej 25 milionë funtesh do të bëhet e detyrueshme”, ka shkruar Romano.
Malen, i cili ka pasur vështirësi për minuta të rregullta në Villa që nga ardhja e tij në janar 2025, tani ka një fillim të ri në Serie A nën drejtimin e trajnerit të Romës, Gian Piero Gasperini.
Sulmuesi anësor 26-vjeçar i sjell shpejtësi sulmit të Romës, ndërsa ata synojnë të ngjiten në tabelë dhe të luftojnë deri në fund për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


