E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportYlli e fiton dramën në derbin "04"

Ylli e fiton dramën në derbin “04”

Golden Eagle Ylli e ka fituar dramën në palestrën “Sezair Surroi” në Prizren, me rezultat 69-72.

Përkundër se në pjesën dërmuese të ndeshjes, Bashkimi ishte në epërsi, madje edhe dyshifrore, nuk arriti të triumfojë në fund, njofton Klankosova.tv

Suharekasit të udhëhequr nga Quade Green, i cili realizoi 30 pikë, 2 kërcime e po aq asistime, morën fitore në derbin “04”

Çereku i parë u mbyll me rezultat 20:16 në të mirë të vendasve, kurse 10 minutëshi i dytë u takoi mysafirëve, 15:16.

Me nga 20 pikë për të dyja skuadrat u mbyll fraksioni i tretë, kurse në fund ishin “Xhebrailat” me rezultat të përgjithshëm 69-72, raporton Klankosova.tv.

Te prizrenasit u dallua Mack Smith me 16 pikë dhe nga dy kërcime e asistime.

Bashkimi mbetet i dyti në renditjen tabelare me 20 pikë, një më shumë se Ylli që pozicionohet në pozitën e tretë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT