E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeYlli brazilian pranë rikthimit në Evropë

Ylli brazilian pranë rikthimit në Evropë

Ylli brazilian, Neymar, mund të largohet këtë verë nga Santosi për t’iu bashkuar skuadrës turke Fenerbahçe, që tashmë drejtohet nga trajneri Jose Mourinho.

Sipas mediave turke, Mourinho është i vendosur ta sjellë sulmuesin 33-vjeçar në Stamboll, si pjesë e projektit të ri ambicioz të klubit.

Neymar pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, një lëvizje që do ta ndihmonte të rikuperonte formën dhe të përgatitej për Kupën e Botës 2026.

Aktualisht, Neymar ka kontratë me Santosin deri në fund të vitit, por një klauzolë në marrëveshje i mundëson largimin si lojtar i lirë drejt një skuadre evropiane gjatë kësaj vere.

Për shkak të lëndimeve, ai ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me Santosin, duke shënuar tre gola dhe dhënë tre asistime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT