Yll Limani publikon versionin e tij të këngës “Po të pres te shatërvani”

news image

Artisti i njohur, Yll Limani, ka publikuar versionin e tij të shumëpritur të këngës ikonike “Po të pres te shatërvani”.

Kënga, fillimisht interpretuar live nga Ylli gjatë koncerteve, u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat dhe u bë virale në rrjetet sociale.

Tani, ai ka sjellë një version të përpunuar dhe të regjistruar në studio, duke i shtuar një frymë autentike interpretimit të tij.

“Po të pres te shatërvani” mban firmën e dy emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare, Nexhmi Mehmeti dhe Ganimete Jashanica, dhe versioni i Yllit tashmë është i disponueshëm në platformën YouTube.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/