E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeShowbizXuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për...

Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para – Telegrafi

I ftuar në emisionin “410” në Tëvë 1, Naim Bunjaku – i njohur për publikun si Xuxi – ka folur pa doreza për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar arsyet personale që e shtynë të bëhej pjesë e formatit të shumëkomentuar.

Xuxi u shpreh hapur se motivimi i tij nuk ishte fama, por nevoja financiare.

“Kur kam hyrë, dhurata, kam thënë që unë kam hy këtu jo për t’u bërë i famshëm, po për ta fitu çmimin për shkak të nevojës së financave. Dhe dyqind mijë euro për tre muaj, problem o me i fitu. Problem është se doni i mbledh”, tha ai me sinqeritet.

Ai theksoi se ndonëse ishte tashmë i njohur në publik, Big Brother VIP ia ndryshoi mënyrën se si e perceptonin njerëzit, sidomos të rinjtë. “Ajo çfarë ka bërë ky format, që një orë më vjen mirë, një orë më vjen keq, është që fëmija pesë-gjashtë vjeç e deri në moshën 25-28 vjeçare më njohin dhe më përshëndesin. Ky target është shumë i madh tek ne, sepse jemi një popull me moshë mesatare shumë të re”, u shpreh ai.

Deklaratat e Xuxit ngjallën diskutime në rrjete sociale, ku shumë prej ndjekësve e vlerësuan për sinqeritetin dhe për faktin se haptazi foli për vështirësitë ekonomike që, siç tha vetë, i dhanë shtysën për të hyrë në BBVK.

Me këtë rrëfim, Xuxi jo vetëm që ofroi një tjetër këndvështrim mbi arsyet e pjesëmarrjes në reality-show, por edhe preku realitetin e shumë njerëzve që, përtej kamerave dhe skenës, përballen çdo ditë me sfida ekonomike. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT