Vetëm pak ditë pasi e prezantoi 15 Ultra në Kinë, Xiaomi vendosi të sjellë flagshipin më të fundit në Europë dhe Britani së bashku me modelin bazë Xiaomi 15.
Ajo që i mungon këtij lançimi është Xiaomi 15 Pro megjithatë krahas telefonëve kompani solli edhe tabletë, kufje wireless dhe gjurmues fitnesi.
Xiaomi 15 dhe 15 Ultra janë të disponueshëm prej ditës së sotme me çmim prej 999 euro dhe 1499 euro respektivisht. Të dy telefonët fuqizohen nga Snapdragon 8 Elite dhe përmbajnë bateri të mëdha, konektivitet të shpejtë, karikim wireless dhe certifikim IP68.
Kamerat janë dy elemente dallues të këtyre telefonëve. Ndërsa të dy kanë sete të njëjta 50-megapiksel parësore, telefoto dhe ultrawide, modeli Ultra përdor sensorë të tjerë për çdo lente andaj rezultatet janë më superiore.
Gjithashtu ka një lente të katërt 200-megapiksel 4.3x periskop që dominon modulin e kamerave të pasme. Xiaomi do të shesë edhe një produkt shtesë quajtur Photography Kit për 199 euro dhe përmban një aksesor për mbajtjen e telefonit sikur të ishte një kamër.
Dy telefonët shoqërohen nga dy tabletë: Xiaomi Pad 7 dhe Xiaomi Pad 7 Pro. Të dy kanë ekran 11.2-iinç 3.2k 144Hz dhe bazohen në Android. Specifikat janë të njëjta me përjashtim të Xiaomi Pad 7 Pro që ka çipin më të shpejtë Snapdragon 8s Gen 3 krahasuar me Snapdragon 7 Plus Gen 3 në modelin bazë. Xiaomi Pad 7 dhe Pad 7 Pro do të shiten për 399 euro dhe 499 euro respektivisht.
Së fundi Xiaomi lançoi Buds 5 Pro në Europë të cilët vinë me Bluetooth ndërsa njëri variant ka edhe Wi-Fi. Në mbyllje Xiaoi prezantoi Smart Band 9 Pro me funksionalitete të përmirësuara gjurmimi krahasuar me modelin e vitit të kaluar. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0