E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportXhudoja rrëmben çmimet kryesore të KOK-ut – shpërblehen edhe hendbollistet e futbollistët

Xhudoja rrëmben çmimet kryesore të KOK-ut – shpërblehen edhe hendbollistet e futbollistët

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në një ceremoni të veçantë ka shpallur sportistët më të mirë të vitit 2024, por edhe kombëtaret më të mira tek meshkujt dhe femrat.

Sportisti më i mirë i vitit 2024 u shpall Akil Gjakova nga sporti i xhudos. Ai ishte shumë afër medaljes Lojërat Olimpike në Paris por u ndal në luftën për medaljen e bronztë atje.

Ndërsa, sportistja më e mirë e vitit të kaluar u shpall xhudistja Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e argjendtë në Paris duke u bërë kështu sportistja e parë me medalje të dyfishtë olimpike.

Akil Gjakova, pasi pranoi çmimin, tha se sukseset e tij vijnë për shkak të punës së madhe, derisa çmimin ia dedikoi trajnerit të xhudos, Fatos Tabaku, raporton Kosovapress.

Kurse Distria Krasniqi tha se tashmë ka filluar të punojë për medaljen e tretë olimpike të cilën synon ta rrëmbejë në Lojërat Olimpike Los Angelos në vitin 2028.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi me këtë rast theksoi se viti 2024 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për sportin e Kosovës, derisa shtoi se këto suksese po arrihen dhe po shënohen nga ata të cilët interesin e atdheut po e vendosin para gjithçkaje.

Nga çmimet tjera, tek sportet ekipore, kombëtarja me e mirë tek femrat u shpall Kombëtarja e Kosovës në Hendboll, ndërsa në kategorinë e meshkujve, më e mira u shpall Kombëtarja e Kosovës në Futboll.

Me çmim special për kontribut të madh për imazhin e Kosovës në kategorinë e meshkujve u nderua futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, kurse tek femrat ky çmim i takoi xhudistes Laura Fazliu.

Ndërsa, trajneri më i mirë vitit u shpall Driton Kuka nga sporti i xhudos.

The post Xhudoja rrëmben çmimet kryesore të KOK-ut – shpërblehen edhe hendbollistet e futbollistët appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498