Xhudistët e gjashtë shteteve mblidhen në Pejë (VIDEO) 

Xhudistët e gjashtë shteteve mblidhen në Pejë (VIDEO) 

Gazetari Lutrim Islami, po raporton jo nga një minierë që nxjerr ar, argjend e bronz, por nga Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ku u mbajt kampi ndërkombëtar i xhudos.

Kampi u udhëhoq nga kryemjeshtri Driton Kuka, i ndihmuar nga Majlinda Kelmendi dhe Fatos Subashi, njofton Klankosova.tv.

Në këtë ngjarje morën pjesë xhudistë nga vende të ndryshme të Ballkanit, si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga shtete të tjera si Polonia dhe Republika Çeke.

Pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur me organizimin dhe mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Driton Kuka tha se ky organizim është i rëndësishëm për të identifikuar garues për vitin 2025 dhe më tej.

Ndiqni raportimin e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>