Në xhiro të dytë të Ligës së Kampionëve, Bodo/Glimt barazoi me Tottenhamin, Atletico Madrid shënoi fitore të thellë ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa Marseille shkatërroi Ajaxin.
Bodo/Glimt dhe Tottenham ndanë pikët pas një barazimi 2-2. Për vendasit shënoi Hakon Hauge në minutat e 53-të dhe 66-të, ndërsa për Tottenham golin e shënoi Van de Ven në minutën e 69-të. Ndeshja u vendos në fund nga një autogol i Gundersen në minutën e 89-të, duke siguruar barazimin për mysafirët.
Atletico Madrid realizoi një fitore të thellë 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Golat për Atleticon erdhën nga Giacomo Raspadori (4’), Robin Le Normand (33’), Antoine Griezmann (45+1’), Giuliano Simeone (70’) dhe një penallti e shënuar nga Julian Alvarez (82’). Goli i vetëm i mysafirëve u realizua nga Burkardt në minutën e 57-të.
Në një tjetër ndeshje të xhiros, Marseille triumfoi 4-0 ndaj Ajax. Golat e vendasve u shënuan nga Igor Paixao (6’ dhe 13’), Mason Greenwood (26’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (53’), duke i dhënë skuadrës tri pikë të rëndësishme në grup.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!