Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti, Xhevdet Llumnica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në këtë podcast, Llumnica flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët si futbollist profesionit në Suedi.
Llumnica u ndal te ndeshja e parë ku debutoi me Kosovën e Prishtinës me ekipin e parë, pikërisht kundër Prishtinës, duke e bërë e dallimin si 17 vjeçar.
Xhevdet Llumnica, mysafir te Arena e Yjeve
“Atë ndeshje e kujtoj, nuk e harroj kurrë, pasi ka qenë debutimi im. Prishtina kishte emra si Afrim Toverlani, Besnik Kollari, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, si Kombëtare ka qene. Na i shënoj Prishtina tri gola në pjesën e parë tu bë shaka”.
“Fillimin e kisha të vështirë, normale është ajo. Kurrë nuk e harroj fjalën e Suad Keqit, kur dolëm në pjesën e dytë, më pyeti: Nga je, kur ke ardhar? Unë i tregova qe prej juniorëve dhe më dha përkrahje. Në pjesëne dytë shënuam tre gola, unë asistova njërin”, tregon Llumnica.
Tutje sulmuesi i njohur, kujton se si ekipi i tij e ktheu rezultatin në 3-3 dhe fitoi me penallti.
Periudhë e paharruar mbetet edhe goli i parë kundër Ballkanit në Superligën e Kosovës, ku skuadra e tij fitoi 2-0. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com