E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeXheneta tregon ankthin që ka përjetuar pas BBV: Nuk kam guxuar të...

Xheneta tregon ankthin që ka përjetuar pas BBV: Nuk kam guxuar të rri vetë

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Xheneta Fetahu ka rrëfyer për periudhën e vështirë emocionale që ka kaluar jashtë “Big Brother VIP Kosova 3”.

Në një video të publikuar në TikTok, ajo ka folur hapur për sfidat me ankthin dhe sulmet e panikut.

“Unë kur kam dalë nga Big Brother, kam qenë shumë, shumë, shumë keq,” tha Xheneta, duke treguar ndjesitë e saj të thella.

Modelja vazhdoi duke rrëfyer për netët e kaluara në lot dhe frikën për të qëndruar vetëm.

“Kam qarë natë për natë, nuk kam guxuar të rri vetë. Gjithë ditën më ka kapur ai ankthi vazhdimisht.”

Xheneta theksoi se izolimi dhe vëmendja e menjëhershme e publikun kanë ndikuar shumë në gjendjen e saj emocionale, por tani po ndjen përmirësim.

“Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë.”

Në kërkim të qetësisë, ajo tha se ka gjetur mbështetje te natyra dhe tingulli i valëve të detit.

“E vetmja pjesë që më qetëson, më kalon ankthin dhe atakun e panikut është muzika e detit,” tha ajo, duke shtuar se kjo i jep paqe shpirtërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT