E hënë, 19 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeXheneta reagon pas aludimeve për Gjestin: Urimi s’kishte prapavijë, jeta ime ecën...

Xheneta reagon pas aludimeve për Gjestin: Urimi s’kishte prapavijë, jeta ime ecën pa drama

Pas aludimeve dhe komenteve të shumta në rrjete sociale lidhur me urimin e saj ndaj këngëtarit Gjestit, Xheneta ka vendosur të reagojë publikisht duke sqaruar versionin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ajo theksoi se urimi që i kishte bërë Gjestit nuk kishte asnjë prapavijë emocionale apo romantike.

“Po e shoh që, si gjithmonë, fjalët e mia po shtrembërohen dhe po nxirren nga konteksti”, – shkruan Xheneta.

Ajo sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një përgëzim të thjeshtë për suksesin dhe muzikën e tij. “Nuk ka ndjenja, nuk ka inate dhe nuk ka rikthim”, – thekson ajo, duke shtuar se edhe në rast se do të takoheshin në rrugë, nuk do të kishte vend për ndrojtje apo interpretime të gabuara.

Xheneta gjithashtu kritikoi komentuesit që i japin çdo veprimi tjetër kuptim: “Me uru – thoni ‘e ka marrë malli’. Mos me uru – thoni ‘ka inat’. Kursesi me iu ra në fije!”

Në fund, ajo e mbylli reagimin me një mesazh të qartë për të gjithë: “Jam single, e fokusuar dhe jeta ime ecën përpara, me punë, qartësi dhe pa drama”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT