Xheneta Fetahu zbulon vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri

Xheneta Fetahu zbulon vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri

Xheneta Fetahu, finalistja e Big Brother VIP Kosova, ishte së fundmi protagoniste e rubrikës “60 sekonda” në emisionin Prive By Liberta Spahiu, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh interesante dhe me “spec”.

Në këtë intervistë të shkurtë, Xheneta foli jo vetëm për jetën e saj private, por edhe për zërat e fundit që e përfolën lidhur me largimin nga emisioni “E Diell”, pas përfshirjes së Egli Takos në këtë format televiziv.


Ajo u tregua e qartë se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se thashethemet shpesh janë pjesë e pandashme e jetës së figurave publike.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, më tërheqëse për publikun u bënë pyetjet e nxehta, ku Xheneta nuk ngurroi të tregonte edhe detaje nga jeta e saj intime.

E pyetur për vendin më të pazakontë ku kishte kryer marrëdhënie, ajo u shpreh se kjo kishte ndodhur në autostradë, duke shtuar se ishte përpara se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Deklarata e saj u prit me kureshtje nga ndjekësit, duke u bërë menjëherë një nga temat më të komentuara të intervistës. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com