Xhemajl Hasani i mori veç 192 vota në Podujevë – u mërzit, dha dorëheqje

Xhemajl Hasani i mori veç 192 vota në Podujevë – u mërzit, dha dorëheqje

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani arriti t’i grumbullojë veç 192 vota në Podujevë, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së.

Kjo ka bërë që i njëjti të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mban brenda kësaj partie, njofton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ka dhënë maksimumin në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por siç shkruan ai, puna dhe përkushtimi i tij nuk janë vlerësuar në masën e duhur nga votuesit.

“Arsyeja kryesore e dorëheqjes time është rezultati zgjedhor, i cili nuk arriti pritshmëritë tona dhe të mia personale. Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit. Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës. Faleminderit të gjitha strukturave të Nismës Socialdemokrate për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij rrugëtimi. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Nismës, z. Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe udhëheqjen e tij. Ju uroj suksese të mëtejshme Nismës dhe të gjithë kolegëve në përpjekjet për të kontribuar në zhvillimin e vendit tone”, përfundoi Hasani.

Ndërkohë në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi i VV-së arriti t’i marrë 20 mijë e 407 vota, duke lënë pas Ekrem Hysenin e LDK-së me 14 mijë e 932 vota.

I dëshpëruar nga rezultati, Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga Nisma

The post Xhemajl Hasani i mori veç 192 vota në Podujevë – u mërzit, dha dorëheqje appeared first on Klan Kosova.