E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeXhaxhai i Mefail Shkodrës drejtor i Burgut në Gjilan? (VIDEO)

Xhaxhai i Mefail Shkodrës drejtor i Burgut në Gjilan? (VIDEO)

Vrasja e trefishtë e cila ndodhi dje në Gjilan, tronditi mbarë Kosovën.

I dyshuari kryesor Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë shpallur në kërkim.

Kjo ngjarje tragjike ishte temë e edicionit të sotëm të Kosova Today në Klan Kosova.

Nga të ftuarit në studio u tha se Shkodra ka një ndikim dhe rreth të madh në atë zonë.

Madje, ai shihet në fotografi edhe me krerët shtetëror të vendit.

Gazetari Faton Mehmeti, dha detaje shtesë lidhur me rastin.

Ai tha se i dyshuari kryesor, xhaxhain e ka drejtor të Burgut në Gjilan.

“Më thanë në Gjilan se xhaxhai i tij është drejtor i Burgut të Gjilanit”, deklaroi Mehmeti në Klan Kosova.

 

The post Xhaxhai i Mefail Shkodrës drejtor i Burgut në Gjilan? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT