Zjarri në janar të këtij viti në një kompleks banesor në Emshir, detyroi zjarrfikësit të thyejnë xhamat e kësaj banese.
Muaj më pas, këto dritare mbesin të parregulluara, e banorët ankohen për rrezikshmërinë që po ua sjell një situatë e tillë, transmeton Klankosova.tv.
Mirlind Kasumaj, banor i këtij kompleksi, tregoi në mënyrë kronologjike se si rrodhi e gjithë ngjarja.
“Më datën 16 janar, në garazhet tona ka ndodhur djegia e disa veturave, ku tymi ka kapluar njësitë banesore, garazhet, gjithashtu edhe komunikimin vertikal. Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, kanë intervenuar duke thyer disa xhama këtu, ku jemi në pajtim të plotë, pasi punën e kanë pasur ashtu. Xhamat kanë mbetur të thyer, pas disa muajve ne kemi shtruar kërkesë në komunën e Prishtinës për vendosjen e xhamave, ku kemi hasur në vesh të shurdhër”, tha ai për emisionin “Fol me Arin”.
Kasumaj thotë se kjo dukuri është shqetësuese, pasi po rrezikohen fëmijët që luajnë në ambiente të jashtme.
The post Xhamat e thyer në kompleksin banesor në Emshir, rrezikojnë sigurinë e fëmijëve appeared first on Klan Kosova.