E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportXhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2024

Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2024

Mesfushori nga Kosova me shtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është shpallur si “Lojtari më i vlefshëm”  i vitit në Zvicër.

Ky çmim iu dha Xhakës nga “Sports Aëards”, teksa në garë ishte me Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Ëalti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll).

Xhaka vitin që shkoi arriti që ta ndihmonte kombëtaren e Zvicrës që të shkonte deri në gjysmëfinale të Euro 2024.

Ndërsa sukses të jashtëzakonshëm pati në Bundesligë, ku u shpall kampion me Leverkusenin, e fitoi Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT